1000 gola të shënuara në LK, kjo është skuadra që ka pësuar më së shumti nga Real Madrid

Dje, Real Madrid bëri historinë duke u bërë skuadra e parë që arrin koutën e 1000 golave në Ligën e Kampionëve.

Sport

04/11/2021 11:05

Dy gola nga Karim Benzema e dërguan numrin e përgjithshëm 1001, derisa edhe i sollën fitoren gjigantit spanjoll ndaj Shaktarit, shkruan lajmi.net.

Por, nga 1001 gola, cila është skuadra që ka pësuar më së shumti nga Real Madridi? Mund të jetë e pabesueshme, por është Bayern Munich.

Pavarësisht se Bayern është një ndër gjigantët më të mëdhenj në Evropë, ka pësuar plotë 41 gola nga klubi madrilen.

Njëkohësisht, Bayern është skuadra e dytë me shënimin e golave me më së shumti gola në Ligën e Kampionëve, ku kanë shënuar 759 sosh./Lajmi.net/