10 vjet burg për “Jihad Jane”

Colleen LaRose, e cila ishte e njohur si Jihad Jane, është dënuar me 10 vite burg, për shkak se kishte organizuar një sulm për të vrarë një artist suedez. Në Gjykatë ajo deklaroi se ideja e saj për xhihad tashmë kishte marrë fund.

Bota

07/01/2014 12:51

Gruaja nga Pensilvania e njohur si “Jihad Jane” e cila kishte organizuar një sulm për të vrarë një artist suedez, – i cili me artin e tij kishte ofenduar shumë mysliman në mbarë botën, pasi kishte portretizuar figurën e profetit Muhamed- të hënën është dënuar me 10 vjet burg.

Ajo i tha gjykatësit se ishte motivuar nga Lufta e Shenjtë islame për këtë atentat.

Colleen LaRose (50) potencialisht përballej me burgim të përjetshëm. Por shefi i Distriktit të Gjykatësve në SHBA, Petresw B.Trucker tha se ajo kishte marrë dënim pasi ishte deklaruar fajtore dhe kishte ndihmuar në kapjen e dy personave të tjerë që ishin të përfshirë në këtë rast.

Colleen LaRose, e njohur si “Jihad Jane”

Prokurorët kishin kërkuar që ajo të kalojë dekada të tëra në burg, duke u frikësuar se ajo mund të jetë një person shumë i aftë për të manipuluar. Por LaRose i kishte thënë gjykatësit “Unë nuk dua që të jem më në Jihad”.

LaRose ishte përfshirë në këtë rast pasi që ishte obsesionuar pasi kishte takuar gjatë një pushimi në Amsterdam një njeri mysliman, përderisa ajo ishte grindur gjatë një dalje me të dashurin e saj. Ajo kishte kontaktuar më pas me të në mënyrë online kur u kthye në shtëpinë e saj në fshat, në Pennsburg.

Në vitin 2009, Jihad Jane kishte organizuar një sulm për të vrarë artist suedez Lars Vilks (në foto)

 

“E gjitha se për çfarë mendoja ishte xhihadi, xhihadi dhe vetëm xhihadi”, tha LaRose të hënën, përderisa po tregonte historinë e saj për herë të parë në Gjykatë. “Ishte një lloj ekstaze”.

Me flokët e saj të bardha, me sy të kaltër, dalë në fotografi për pasaportën e saj amerikane, LaRose do të ndryshonte përgjithmonë fytyrën e terrorizmin në SHBA, thanë prokurorët.

“Ishte e frikshme për shumë njerëz të mendojnë se LaRose do të mund të ishte radikale, në mënyrë online në mes të SHBA’së. Ajo ishte e lezetshme por që ishte edhe një prehë shumë e lehtë”, thotë asistentja e avokatit Jennifer Arbitter William. “Ka dhe njerëz të tillë të tjerë në shtetin tonë dhe kudo në mbarë botën”.

LaRose deklaroi se në fillim ajo ishte ndier si motër myslimane dhe kishte menduar se me këto veprime po ndihmonte myslimanët, por më pas ajo ishte ndjerë e tradhtuar nga bashkëpunëtorët e saj në Pakistan që ishin të lidhur me Al-Qaeda.