10 transferimet më të shtrenjta në histori të Manchester Cityt
Manchester City sot pasdite zyrtarizoi transferimin e Kyle Walker nga Tottenhami.

Sport
Skuadra e Pep Guardiolas nuk u kursye as kësaj here, duke paguar 50 milionë funte për 27 vjeçarin, që luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë.
Me shumën e paguar, Walker hyn në histori si mbrojtësi më i shtrenjtë në futboll, ndërsa tek City renditet si lojtari i dytë për të cilin janë paguar më së shumti para.
Por kush bën pjesë në 10 transferimet më të shtrenjta në histori të Manchester Cityt?
Më poshtë ua sjellim 10 transferimet më të shtrenjta të skuadrës angleze./Lajmi.net/
KEVIN DE BRUYNE – £54m
KYLE WALKER – £50m
JOHN STONES – £47.5m
RAHEEM STERLING – £44m
BERNARDO SILVA – £43m
SERGIO AGUERO – £38m
LEROY SANE – £37m
EDERSON – £34.2m
ROBINHO – £32.5m
NICOLAS OTAMENDI – £32m