10 njerëzit e suksesshëm të cilët i hanë ushqimet më të çuditshme (Foto)

Shumica e njerëzve të suksesshëm ju përmbahen dietave të ndryshme që ju ndihmojnë të angazhohen më lehtë, të ndihen më këmbëngulës si dhe të ndihen më mendje lirë për të menduar për gjëra më të rëndësishme

Lajme

19/10/2015 10:50

Por disa nga shprehitë e tyre, veçanërisht shprehitë e ushqimit, janë shumë të çuditshme.

Sidoqoftë, lajmi.net e sjell për ju listën e njerëzve të suksesshëm që kanë shprehi të çuditshme sa i përket ushqimit.

Kjo është lista:

1) Nicholas Cage nuk han mish derri për shkak se ata nuk bëjnë seks të dinjitetshëm

Nicholas Cage won't eat pork because he doesn't think the animals have 'dignified sex.'

Në një intervistë për The Sun, Cage kishte deklaruar se ai zgjedh ushqimin e të cilave kafshë e han në bazë të asaj se si bëjnë shumohen ato kafshë.

“Unë mendoj se peshqit janë shumë të dinjitetshëm në seks. Gjithashtu edhe zogjtë. Por derrat, jo aq. Kështu që unë nuk ha mish derri por ha mish peshku dhe mish të shpendëve.”

2) Angelina Jolie ka ngrënë milingona në Cambodia

Angelina Jolie ate cockroaches in Cambodia.

Kjo për shkak se Jolie kur udhëton preferon të hajë njëjtë si vendasit dhe i inkurajon edhe familjen e saj të veprojnë njëjtë.

Në Cambodia pasi që kishte ngrënë milingona ajo i kishte përshkruar ato si ‘një ushqim me mish dhe me shumë proteina’.

3) Në vitin 2011, Mark Zuckerberg kishte ngrënë vetëm mishin e kafshëve të cilat i kishte mbytur vet ai

In 2011, Mark Zuckerberg only ate meat that he killed himself.

Zuckerberg në vitin 2011 për magazinën Fortune kishte thënë se ai ishte duke ngrënë vetëm mishin e kafshëve të cilat do i mbyste vetë.

“Këtë vit, sfida ime personale është të jem falënderues dhe mirënjohës për ushqimin që mundem të ha. Unë mendoj se shumë njerëz e harrojnë faktin që krijesa të gjalla duhet të vdesin vetëm që ju të hani mish, dhe unë këtë dua të ndryshoj. Këtë vit unë jam bërë vegjetarian pasi që unë nuk vras kafshë dhe kësisoj nuk ha mish.”

4) Steve Jobs e ka ngrënë të njëjtin lloj ushqimi për javë të tëra

Steve Jobs ate the same food items for weeks at a time.

Njeriu i cili e kishte krijuar kompaninë e madhe Apple thuhet se ka ngrënë vetëm një lloj të ushqimit, si p.sh. karrota e molla me javë të tëra.

Ai kishte njëherë kishte ngrënë aq shumë karrota saqë lëkura e tij kishte filluar të marrë ngjyrën e portokalltë.

Jobs besonte se dieta e tij vegane do ti ndihmonte trupit të tij të mos përmbaj erëra dhe kësisoj e lejonte atë të lahej vetëm një herë në javë.

5) Ish kampioni Lyoto Machida e pinë urinën e tij

Former UFC Light Heavyweight Champion Lyoto Machida drinks his own urine.

Machida kishte filluar ta pinte urinën e tij pasi që ashtu e kishte këshilluar babai i tij.

“Unë e pi urinën time çdo mëngjes sepse e konsideroj si ilaç natyror”, kishte thënë Machida për magazinën Braziliane, Tatame.

6) Autori i famshëm Stephen King para se të shkruaj gjithmonë e hanë një copë ëmbëlsire nga djathi

Author Stephen King always eats cheesecake before writing.

Para se të ulet dhe të filloj të shkruaj, King gjithmonë e hanë një pjesë të ëmbëlsirës nga djathi.

Ai gjithashtu nuk hanë ndonjë gjë të rrëshqitshme apo të lagësht.

“Unë nuk ha guaska deti”, kishte thënë ai në një intervistë për Bon Apettit.

7) Novelisti i famshëm Vladimir Nabokov kishte koleksionuar flutura dhe i kishte ngrënë ato

Novelist Vladimir Nabokov collected butterflies — and also ate them.

Bazuar në artikullin “What the Greate Ate,” Nabokov thuhet se kishte ngrënë flutura gjatë kohës kur po qëndronte në Vermont.

“Nuk e kam vërejtur ndonjë dallim mes një monarku dhe nën-mbreti,” kishte thënë ai për Sports Illustrated.

“Shija e të dyve ishte e keqe… Ato e kishin një shije si bajame të kombinuara me djathë të gjelbër.

8) Novelisti tjetër Victor Hugo, kishte ngrënë gjysmën e një demi kur ishte adoleshent

Novelist Victor Hugo ate half an ox in one sitting as a young adult.

Pasi që kishte ngrënë demin ai pastaj kishte pushuar së ngrëni për 3 ditë.

Ndërsa kur ishte mërguar në Channel Islands, ai i kishte ngrënë dy vezë të papjekura dhe e kishte pirë një gotë me kafe të ftohtë para se të shkruante çdo mëngjes.

9) Charles Darwin e kishte ngrënë pothuajse çdo kafshë të cilën e kishte zbuluar

Explorer Charles Darwin ate most of the animals he discovered.

Darwin ishte aq i intriguar nga kafshët të cilat i zbulonte saqë shumicën nga to edhe i hante, përfshirë iguanat, armadilot, rehat, breshkët gjigante si dhe kukuvajkat.

Kur ai ishte duke studiuar në Cambridge University ai ishte bërë pjesë e një klubi të quajtur Gourmet, ku misioni i anëtarëve të atij grupi ishte të hanin sa më shumë kafshë të rralla që ishte e mundur.

10) George Washington kishte shpenzuar 200$ në akullore në vitin 1790

George Washington spent $200 on ice cream in the summer of 1790.

Washingtoni thuhej se i dashuronte arrat, por pas disa viteve e kishte kuptuar që thyerja e arrave i kishte shkaktuar probleme të shumta në dhëmbë dhe kësisoj ai kishte filluar të hajë akullore. /Lajmi.net