10 lojtarë të Kombëtares kërkojnë azil politik

Dhjetë futbollistë të kombëtares së Eritresë kanë kërkuar azil politik në Botswana.

Sport

16/10/2015 12:51

, ku ata kanë marrë pjesë në një ndeshje kualifikimi për Kupën e Botës të vitit 2018, ka njoftuar të enjten një avokat, përfaqësues i një OJQ-je që angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përcjell “Zeri” informacionin e publikuar nga mediet e huaja.

“Të mërkurën në mëngjes, dhjetë futbollistë kanë refuzuar të hipin në avionin që duhej t’i kthente në shtëpi. Ata kanë treguar se do të kërkojnë azil politik. Ata janë dërguar në paraburgim për t’u marrë në pyetje”, ka deklaruar Dick Bayford, avokat që përfaqëson Lëvizjen eritrease për demokraci dhe të drejta të njeriut me seli në Pretoria, në Afrikën Jugore.