10 kg mjaltë e pa deklaruar, arrestohet kosovari në Glloboqicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një mashkull kosovar në pikën kufitare Glloboqicë, të cilit gjatë kontrollit në veturën e tij iu gjet me 10 kilogramë mjaltë të pa deklaruar. Mjalti është konfiskuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. “Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një mashkull kosovar në pikën kufitare Glloboqicë, të cilit gjatë kontrollit në veturën e tij iu gjet me 10 kilogramë mjaltë të pa deklaruar.
Mjalti është konfiskuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
“Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 10 kg mjaltë të pa deklaruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.