10 centimetra flokë të John Lennonit shiten për 31 mijë euro

Një tufë e flokëve të këngëtarit John Lennon, anëtar i rok grupit The Beatles, është shitur në ankand për 31 mijë euro.

ShowBiz

21/02/2016 17:41

Ankandi i Trashëgimisë me bazë në Dallas, Texas, ka thënë se një tufë e flokëve rreth 10 centimetra e gjatë është blerë nga britaniku Paul Fraser, i cili është koleksionist, raporton AP.

Flokët e John Lennonit ishin ruajtur për më shumë se 50 vjet nga një floktar në Gjermani, i cili kishte ruajtur ato në një vend të mbyllur. Ato ishin pre në shtator të vitit 1966, në përgatitje për rolin e Lennonit që kishte në filmin “How I Won The War”, me regji të Richard Lesterit.

Lennon ishte paraqitur në rolin e Musketeer Gripweed.

Përveç flokëve të Lennonit në këtë ankand ishin shitur edhe gjëra të tjera të vlefshme të Beatles. / KultPlus.com