1 Qershori, Kurti: Shoqëria bëhet më e mirë atëherë kur fëmijët janë motivi i të rriturve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar ditën e fëmijëve, 1 Qershorin. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se shoqëria bëhet më e mirë atëherë kur fëmijët janë motivi i të rriturve, e për të ardhmen e të cilëve ka thënë se duhet kujdesemi dhe përgatitemi. Kurti ka thënë se për këtë të…

Lajme

01/06/2025 16:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar ditën e fëmijëve, 1 Qershorin.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se shoqëria bëhet më e mirë atëherë kur fëmijët janë motivi i të rriturve, e për të ardhmen e të cilëve ka thënë se duhet kujdesemi dhe përgatitemi.

Kurti ka thënë se për këtë të ardhme duhet të kujdesemi jo vetëm si prindër e familjarë, por edhe si shtet e qeveri, shkruan lajmi.net.

Kurti ka përmendur adaptimin nga niveli qendror në ai lokal të shtesave për fëmijë dhe për nënat lehona.

“Fëmijët tanë kanë nevojë për të ndjerë dorën e shtetit, e dora e shtetit asnjëherë nuk ka qenë më pranë tyre. Le të punojmë bashkë e edhe më fortë që fëmijëve në mbarë vendin t’ua ndërtojmë të ardhmen që ata e meritojnë; të kujdesemi që çdo fëmijë të ketë shtratin e butë e shtëpinë e sigurt, ushqimin e mirë, shkollimin cilësor, të drejtat që u respektohen dhe mundësitë e barabarta”, tha ai.

Postimi i tij i plotë në Facebook: