1 javë nga sulmi terrorist, Kurti: Vlerësojmë mbështetjen e aleatëve në luftën tonë për demokraci
Sot janë bërë një javë nga sulmi terrorist në Banjsë të Zveçanit, ku u vra policia Afrim Bunjaku. Sulmi terrorist i cili u zmbraps nga Policia e Kosovës, u dënua me ashpër nga ShBA-ja e BE-ja, shkruan Lajmi.net. Kurse kryeministri, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme në Twitter ka shkruar se e vlerëson thellësisht mbështetjen…

Lajme
Sot janë bërë një javë nga sulmi terrorist në Banjsë të Zveçanit, ku u vra policia Afrim Bunjaku.
Sulmi terrorist i cili u zmbraps nga Policia e Kosovës, u dënua me ashpër nga ShBA-ja e BE-ja, shkruan Lajmi.net.
Kurse kryeministri, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme në Twitter ka shkruar se e vlerëson thellësisht mbështetjen e aleatëve në luftën kolektive për demokraci.
“Ka kaluar një javë nga sulmet tragjike terroriste të orkestruara nga Serbia. Gjatë 7 ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të dhunës, kërcënimeve dhe glorifikimit të akteve të tilla. Gjatë kësaj kohe, ne vlerësojmë thellësisht mbështetjen e aleatëve tanë në luftën tonë kolektive për demokraci”, ka shkruar Kurti.
Kujtojmë se në krye të këtij sulmi ishte nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
It has been one week since the tragic terrorist attacks orchestrated by Serbia. Over the past 7 days, we have witnessed violence, threats, & the glorification of such acts. During this time, we deeply appreciate the support of our allies in our collective fight for democracy.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 1, 2023