Tottenham me vështirësi mposhti Burnley, merr përkohësisht vendin e katërt në tabelë
Tottenham ka mposhtur me rezultat të ngushtë Burnely, në ndeshjen e xhiros 37 në Premier Ligë.
Sport
‘Spurs’ kanë marrë një fitore me mund të madh 1:0, por shumë të rëndësishme, në garën për një vend në Ligën e Kampionëve.
Ishte Harry Kane i cili shënoi golin e vetëm në këtë takim, pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutat shtesë të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë edhe Burnley kishin mundësit e tyre, por nuk arritën t`i konkretizojnë ato.
Ekipi i Antonio Contes gjithashtu kishin mundësi të dyfishonin epërsinë, por fati nuk ishte në anën e tyre.
Kështu me këtë fitore, Tottenham merr përkohësisht vendin e katërt, ndërsa Burnley qëndron në vendin e 17 me 34 pikë./Lajmi.net/