Përfundon pjesa e parë në ‘King Power’ – Liverpooli në avantazh ndaj Cityt
Liverpooli është në avatazh ndaj Manchester City, në kuadër të finales së Superkupës së Anglisë. Pjesa e parë u mbyll me fitore minimale 1:0 për Liverpoolin. 45 minutat e parë u zhvillua një ndeshje mjaft intensive nga të dy ekipet. Si Liverpooli ashtu edhe City kishin rastet e tyre për gol, shkruan lajmi.net. Por, më…

Sport
Liverpooli është në avatazh ndaj Manchester City, në kuadër të finales së Superkupës së Anglisë.
Pjesa e parë u mbyll me fitore minimale 1:0 për Liverpoolin.
45 minutat e parë u zhvillua një ndeshje mjaft intensive nga të dy ekipet.
Si Liverpooli ashtu edhe City kishin rastet e tyre për gol, shkruan lajmi.net.
Por, më të saktë u treguan ‘Reds’, me anë të Arnold.
Ishte minuta e 21` kur pas pasimit nga Mohamed Salah, shënoi Arnold një supergol për t`ia dhuruar epërsinë ekipit të tij.
Pas golit nga ekipi i Jurgen Klopp, raste krijuan edhe ‘Citizens’, por nuk arritën të tundin rrjetën.
Mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati final i këtij takimi, pas 45 minutave të tjerë./Lajmi.net/