Nuk ka fitues as në 120 minuta – shkon në penallti ndeshja në mes Chelsea – Liverpool

Sport

14/05/2022 20:19

Finalja e Kupës FA ndërmjet Chelsea – Liverpool shkon në penallti.

Vazhdon drama në ‘Wembley’, pasi nuk ka gola as në vazhdime në finalen e Kupës FA.

Si Chelsea dhe Liverpool kishin rastet e tyre, por nuk u treguan konkret.

U zhvillua një ndeshje me raste të shumta për 120` minuta, por rrjeta nuk u tund nga asnjë ekip.

As në vazhdime lojtarët e të dy ekipeve nuk arritën të gjejnë golin, andaj ndeshja shkon në penallti.

Mbetet të shihet se cili ekip do të ketë më shumë fat në ekzekutimin e penalltive./Lajmi.net/