Mulleri lë pas Lewandowskin, zgjedhet lojtari i sezonit te Bayerni
Gjiganti gjerman, Bayern Munich, ka zgjedhur sot lojtarin më të mirë të sezonit, ku çmimin në fjalë e ka fituar Thomas Muller.

Sport
Pavarësisht që sezonin që lamë pas, Robert Lewandowski, regjistroi 50 gola në 46 paraqitje, këto statistika nuk ishin të mjaftueshme që ylli polak të zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit te Bayerni.
Në fakt, sulmuesi u rendit i treti në votime, pas gjermanëve, Jamal Musiala e Thomas Muller, përcjell lajmi.net.
Muller, që tani është lojtari më i mirë i Bayernit për sezonin që lamë pas, morri 26% të votave, në krahasim me Musialan që kishte 19% dhe Lewandowskin që morri 18% të votave.
Thomas Muller ishte lojtari i vetëm në top pesë ligat më të mira evropiane që ka regjistruar më së shumti asistime në sezonin 2021/22, respektivisht gjithsej 22 sosh.
Ylli gjerman e ka dëshmuar edhe një herë gjatë 12 muajve të fundit se sa i rëndësishëm është ai për Bayernin./Lajmi.net/
Ihr habt gewählt! @esmuellert_ ist euer #FCBayern-Spieler der Saison 2021/22! ??
Glückwunsch, Thomas! ?⚪
? https://t.co/8zs9sfc4A1 #MiaSanMia #FCBayern pic.twitter.com/gw7QVMn1bD
— FC Bayern München (@FCBayern) June 28, 2022