De Jong ribashkohet me Barçën – për të kryer testet mjekësore

Frienkie de Jong ka përfunduar testet mjekësore te skuadra e tij, Barcelona.

Sport

11/07/2022 15:01

E ardhmja e Frenkie de Jong është një nga temat ‘e nxehta’ që Barça duhet ta zgjedh në ditët në vijim.

Ndërsa situata e tij është duke u përcaktuar, ‘Mundo Deportivo’ njofton se mesfushori holandez shkoi në Ciutat Esportiva Joan Gamper për të kryer testet përkatëse mjekësore, përcjell lajmi.net.

De Jong ishte shumë afër transferimit te Manchester United, por duket se ka ndryshuar mendjen.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i lojtarit./Lajmi.net/