Analisti i afërt me VV-në dëshpërohet me Qeverinë: Së shpejti tërhiqem nga jeta publike
Analisti i afërt me pushtetin, Xhevdet Pozhari, ka bërë me dije se do të tërhiqet nga jeta publike.

Lajme
Ai është shprehur shumë i zhgënjyer me fenomenin e pretenduar të vjedhjes së mëditjeve, shkruan lajmi.net.
Pozhari ka thënë se kjo po ndodhë në një kohë kur sipas tij mjekët e infermierët po dërrmohen në turne kujdestarie dhe nuk po paguhen për këtë.
Madje, ai ka thënë se ministri aktual i Shëndetësisë, Rifat Latifi “nuk ka haber” për postin që e mbanë.
Pozhari ka thënë se kjo Qeveri po e dëshpëron me të madhe.
Postimi i plotë i Pozharit:
Një lajm i mirë për hajnat: Ndoshta së shpejti tërhiqem krejtësisht nga jeta publike. Jam lodh duke e pa qysh arsyetoni njerëz që vjedhin ashiqare mëditje, ndërkohë që çdo ditë shoh mjekë/infermierë në intensive qysh dërrmohen t’u kujdestaru që t’i mbajnë pacientët në jetë dhe nuk paguhen për ndërrimin e natës as sa gjysma e mëditjes që e vjedhin deputetët.
Jam lodh kur shoh që emërohet në krye të shëndetësisë një ministër që nuk ia ka haberin dhe sen nuk bën për sektorë të caktuar, për atë pjesë të mantelbardhëve që punojnë natë e ditë.
Është tu më dëshpëru me të madhe kjo Qeveri, se prej hajnave as që kam pas naj pritje tjetër.
Puna e mbarë ju qoftë të gjithve!/Lajmi.net/