​Zbulohet sa “kuajfuqi” do të ketë Golfi i ri

Kanë ardhur informacione nga Wolfsburg në lidhje me performancën e gjeneratës së tetë Golf R në kompaktin popullor të Volkswagen.

Auto & Tek

18/11/2019 23:02

Një punëtor i VW ka zbuluar në kushte anonime se Golf R i ri do të vijë në dy variante – me 319 dhe 333 kuaj fuqi, transmeton lajmi.net.

Versioni standard do të etiketohet Golf R, dhe versioni më i fuqishëm ka shumë të ngjarë të jetë “R Performance” duke pasur parasysh nomenklaturën e modelit GTI.

Në krye të ofertës do të jetë një njësi 2.0-litërsh turbo-benzinë, dhe Golf R do të pajiset gjithashtu me një sistem motorik në të katër boshtet, me një pamje agresive sportive.

Enterieri do të ketë ulëse sportive, një timon sportiv dhe çmimi fillestar do të jetë rreth 50,000 euro.

Volkswagen ka planifikuar të lansojë Golf R në fund të vitit 2020. /Lajmi.net/