​Vetdorëzohet vrasësi i axhës dhe nipit nga Gjakova

Është vetdorëzuar e më pas arrestuar L. A. i lindur 11.09.1968 nga fshati Marmull, Gjakovë i cili në korrikun e vitit të kaluar kishte vrarë Hil dhe Pal Hilin nga po ky fshat. Të ndjerët ishin nip e axhë mes vete.

Lajme

06/03/2015 18:17

I dyshuari i këtij rasti që nga dita e kryerjes së krimit ishte në arrati dhe Sektori Rajonalë i Hetimeve DRP Pejë në vazhdimësi ka qenë në kërkim të dyshuarit, ku dhe kanë bërë kërkesë edhe në zyrën Ndërlidhëse ‘ ILECU ’, me qëllim të shtrirjes së kërkimit edhe në vende të ndryshme Evropiane dhe Ballkanike për kapjen dhe arrestimin e tij.

Me datën 05.03.2015 rreth orës 18:00 i dyshuari i rastit në fjalë vetdorëzohet në DRP – Gjakovë, dhe Njësiti i Hetimeve Rajonale me NJRSH-ën e arrestojnë të njëjtin dhe e transportojnë në lokalet e mbajtës së DRP-es në Pejë.

Të gjitha veprimet policore janë bërë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.