​Vëllai preu kokën e 19-vjeçares shtatzënë për shkak të dasmës

Një gruaje shtatzënë 19-vjeçare iu pre koka nga nëna dhe vëllai i saj në Indi.

Bota

07/12/2021 23:52

Të dy ishin të zemëruar që ajo iku me shokun e saj të kolegjit dhe më pas u martua me të kundër vullnetit të familjes së saj, tha një zëdhënës i policisë për Indian Express.

Martesat e organizuara janë rregull në Indi, një martesë konsiderohet të jetë bashkimi i dy familjeve dhe jo vetëm një çift.

Siç është zakon në Indi për gratë e martuara, viktima jetonte me burrin e saj me vjehrrit e tyre – në një fermë në një zonë rurale në shtetin e Maharashtra, rreth katër kilometra nga fshati i tyre i lindjes.

Nëna e saj 38-vjeçare e takoi atje të dielën e kaluar, sipas policisë, për herë të dytë që nga dasma e saj në verë, dhe vëllai 18-vjeçar për herë të parë.

Sipas policisë, e reja ishte duke bërë çaj kur vëllai e ka sulmuar nga pas me drapër dhe e ëma ka mbajtur këmbët e së bijës. Vëllai ia preu kokën dhe e nxori jashtë.

Burri i viktimës ishte gjithashtu në shtëpi dhe nxitoi në kuzhinë kur dëgjoi të binin enët, tha një zëdhënës i policisë për stacionin televiziv lokal NDTV. Më pas vëllai tentoi ta vriste edhe atë, por ai mundi të shpëtonte, transmeton Spiegel.