​Trump përgëzon Modin për fitoren e legjislativeve në Indi

Presidenti amerikan, Donald Trump përgëzoi sot kryeministrin indian, Narendra Modi dhe partinë e tij nacionaliste hindu, BJP, për fitoren e madhe të arritur gjatë zgjedhjeve legjislative, që sapo i dhanë një mandat të dytë Mdoit.

Bota

23/05/2019 22:42

“Gjëra të mëdha presin partneritetin indo-amerikan me rikthimin e kryeministrit Modi në krye”, deklaroi presidenti amerikan.

“Mezi pres të vazhdojmë punon tonë të përbashkët dhe konsekuente”, shkruan në një mesazh në “Twitter”, Donald Trump.