​Tentim vrasje në Prishtinë

Një konflikt fizik ka ndodhur mbrëmë në një lokal në Prishtinë, me ç’ rast tre persona të dyshuar kanë sulmuar me thikë dy kamerier, të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Lajme

25/10/2020 09:04

Sipas Policisë, njëri nga viktimat vazhdon tretmanin mjekësor.

“Raportohet se në një lokal ka ndodhur një konflikt fizik me ç’ rast tre persona të dyshuar meshkuj/Kos. kanë sulmuar me thikë dy kamerier meshkuj /Kos. të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marr tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, njëri nga viktimat vazhdon tretmanin mjekësor. Të dyshuarit, janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Lajmi.net/