Sonte e gjithë Prishtina dëgjon muzikën e Violeta Rexhepagiqit
Në shenjë respekti për veprën e Violeta Rexhepagiqit, sonte e gjithë Prishtina do të dëgjojë muzikën e saj.

ShowBiz
Këngëtarja dhe gazetarja Violeta Rexhepagiqi ka vdekur sot në moshën 55-vjeçare, shkruan lajmi.net.
Ajo u bë e njohur me paraqitjet në grupine muzikës moderne “Vivien” rreth vitit 1984, ndërsa do të mbahet mend edhe për kontributin e madh që e ka dhënë në fushën e gazetarisë.
Në shenjë respekti për kontributin e saj në kulturën shqiptare, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet do të lëshohen këngët e saj.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I SHPEND AHMETIT:
“Sot ka ndërruar jetë një ikonë e Prishtinës, Violeta Rexhepagiqi. Si fëmijë e kam njohur e takuar disa herë. Këngët e saj e të Armendit kanë qenë avangarde. Si gjithmonë, duke shkuar vitet e muzika e saj duke u pëlqyer edhe më shumë.
Sot nuk mund të ja themi lamtumirën që e meritonte edhe me mbledhje komemorative edhe me pjesëmarrje në varrim.
Por mund ta kujtojmë i gjithë qyteti, sepse prej orës 20:15 – 20:30, nga stadiumi i qytetit do të lëshojmë këngë të saj në shenjë respekti për kontributin e saj për kulturën tonë.
Ngushëllime familjes e u prehtë në paqe!”. /Lajmi.net/