Shënohet Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientëve
18 prilli njihet si Dita Evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, në respektimin e të drejtave bazë të pacientëve.

Lajme
Të drejtat bazë të pacientëve të njohura ndërkombëtarisht afirmojnë dhe garantojnë ushtrim efektiv të tyre nga individët për mjekësinë parandaluese, aksesin në shërbime, informacionin, pëlqimin, zgjedhjen e lirë, jetën private dhe konfidencialitetin, respektin për kohën e pacientëve, të drejtën për t’u ankuar dhe për të marrë dëmshpërblim, etj.
Kremtimi i kësaj dite ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve se kanë të drejta në kujdesin shëndetësorë, por edhe përçimin e mesazhit tek institucionet se duhet të respektohen të drejtat e garantuara me legjislacion.
Por këtë vit kremtimi i kësaj dite ka një kuptim tjetër, pasi që e tërë Evropa po pë rballet me pandeminë COVID-19. /kp/