​Rimëkëmbja ekonomike, Konjufca: Hoti po i mashtron qytetarët

Qeveria Hoti ka marrë kritika të ashpra nga partia më e madhe opozitare Lëvizja Vetëvendosje.

Lajme

30/09/2020 22:36

Mungesa e një plani të mirëfilltë ekonomik në kohë pandemie nga ana e qeverisë, sipas anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca po ndikon që kryeministri Avdullah Hoti t’i mashtrojë qytetarët duke premtuar tërheqjen e parave të tyre nga Trusti Pensional.

Ai po ashtu ka akuzuar Hotin për mungesë të konceptit për zhvillim ekonomik dhe menaxhim të duhur të pandemisë, duke thënë ndarja e parave nga Trusti nuk është zgjidhje e duhur.

“Kjo i bie se po të mashtrojë me paratë e tuaja, duke ndarë nga 20-30 euro nga Trusti”, është shprehur Konjufca në DebatPlus të TV Dukagjinit.