Protestat e dhunshme në Francë, 40 të lënduar
40 persona ishin lënduar si pasojë e protestës së dhunshme në Paris, e cila ishte mbajtur dje kundër reformave të punës.
Bota
Policia ka bërë të ditur se nga 40 të lënduarit, 29 ishin oficerë të policisë, ndërsa 58 protestues janë arrestuar, shkruan BBC , transmeton KosovaPress.
Në protestën e djeshme në Francë ishin mbledhur mbi 75 mijë demonstrues, kur parlamenti ishte duke diskutuar për ndryshimet në ligjet e punësimit.
Policia njoftoi se në përleshjet e protestave ishin të përfshirë qindra persona të maskuara, të cilët hedhën gjësende të ndryshme në drejtim të Policisë, të cilët përdor gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit.