​Pfizer shpërndan dyfish më shumë vaksina, Evropa e pakënaqur

Këtë javë, kompania Pfizer po shpërndan dy herë më shumë vaksinë kundër COVID-19 te disa anëtarë të BE-së siç është rënë dakord, andaj pakënaqësia në Bashkimin Evropian po rritet.

Bota

21/01/2021 19:14

Rumania kështu do të marrë 50 për qind të sasive të planifikuara këtë javë dhe dërgesat do të rriten gradualisht, në mënyrë që Bukureshti të marrë sasitë e rëna dakord vetëm në fund të marsit, tha zëvendës ministri i Shëndetësisë Andrej Bacchi për Reuters.

Situata është e ngjashme në Poloni, e cila mori 176.000 doza të hënën, ose 50 për qind më pak se sa pritej.

Qeveria e Çekisë po ngadalëson gjithashtu fushatën e vaksinimit për shkak të problemeve të prokurimit.

“Ne duhet të presim që do të ketë një ulje të numrit të vaksinave në tri javët e ardhshme,” u tha gazetarëve ministri i Shëndetësisë Jan Blatni.

Dorëzimi i vaksinës Pfizer do të jetë më i ulët me 15 për qind këtë javë, dhe me 30 për qind javën e ardhshme.

Pfizer ka bërë të ditur se Bullgarisë dhe Polonisë se do t’iu kompensojë dozat e humbura.

Sidoqoftë, Instituti i Serumit danez njoftoi se 50 për qind më pak doza këtë javë do të çojë në një ulje prej 10 për qind në tremujorin e parë.

Zyrtarët në këto vende thonë se ulja e furnizimeve minon përpjekjet e tyre për të zbatuar vaksinimin masiv.

Italia kërcënoi të padisë Pfizer të mërkurën. Hungaria sot lëshoi një aprovim paraprak për përdorimin e vaksinave kundër koronavirusit AstraZeneca dhe Sputnik V të Rusisë, dhe Budapesti po i kërkon Brukselit të ndikojë në respektimin e Pfizer mbi planin e dorëzimit.

“Ne do të jemi të kënaqur nëse Komisioni Evropian do të ndërmarrë hapa për të siguruar që Pfizer dhe prodhuesit e tjerë të ndryshojnë sasinë e dërgesave sa më shpejt të jetë e mundur,” tha kreu i Zyrës së Kryeministrit, Gergely Gulyas.

Kanadaja dhe Zvicra gjithashtu kanë një problem për shkak të shpërndarjes së zvogëluar të vaksinave Pfizer.