​Pëson rënie numri i kërkesave për azil në BE

Numri i personave të cilët kanë dorëzuar kërkesë për azil në vendet e BE­-së, është zvogëluar për një të tretën në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, publikoi sot Agjencia Evropiane për Statistikë.

Bota

16/06/2016 23:01

Në raport, agjencia ka vërejtur 290.000 kërkesa individuale në katërmujorin e parë të këtij viti, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2015 janë vërejtur 426.000 kërkesa.

Numri më i madh i kërkesave për azil, madje 102.000 kërkesa janë dorëzuar nga emigrantë nga Siria, ndërsa kërkesat e tjera për azil janë me prejardhje nga Iraku dhe Afganistani.

Gjermania pranoi bindshëm numër më të madh të kërkesave, atje kanë aplikuar madje 61 për qind nga numri i përgjithshëm i emigrantëve në një vend të BE-­së.

Numër më të vogël, vetëm pesë kërkesa pranoi Estonia, ndërsa në Slloveni kanë dorëzuar gjithsej 15 emigrantë.