​Manchester United po përgatit një ofertë të majme për Kane

Familja dhe pronarët e klubit Glazers, kanë miratuar vendimin për ta transferuar yllin anglez, pavarësisht shumës së lartë që do ta kërkojë Tottenhami.

Sport

05/05/2021 19:27

Gjiganti anglez Manchester United është duke përgatitur një ofertë prej 125 milionë eurosh për sulmuesin e Tottenham Harry Kane, pasi që pronarët e klubit dëshirojnë që të rregullojnë marrëdhëniet me tifozët, pas protestave për vendimin e marrë në kuadër të Super Ligës së Evropës, përcjell KosovaPress.

Spekulohet se Kane është i interesuar në këtë marrëveshje, veçanërisht pasi që si duket Tottenhami nuk do të arrijë që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, gjë që sulmuesi anglez e dëshiron me ngulm.

Këtë sezon, Kane ka bërë 45 paraqitje në të gjitha garat, ku ka qenë i përfshirë në 47 gola, respektivisht në 31 gola dhe 16 asistime për skuadrën e Tottenham Hotspur.