​Këshilli Prokurorial aprovon raportin për luftimin e krimeve ekonomike

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shqyrtuar dhe aprovuar me disa sugjerime të cilat u dhanë nga anëtarët e Këshillit, Raportin e Koordinatorit Kombëtar për luftimin e krimeve ekonomike për periudhën tetor - dhjetor 2015 dhe janar – mars 2016.

Lajme

15/06/2016 14:25

Po sot, anëtarët e Këshillit shqyrtuan kërkesën e parë buxhetore të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2017, kërkesë kjo e cila u aprovua me disa sugjerime për plotësim-ndryshime.

Gjithashtu, përcaktimi i pozitave për avancim dhe transferim të prokurorëve nëpër prokurori, ishte pika e cila u shqyrtua dhe aprovua nga anëtarët e Këshillit Prokurorial.

Për sekretar të komisionit për çështje normative anëtarët e Këshillit e caktuan, Valdrin Krasniqin, zyrtar ligjor në Sekretariatin e Këshillit Prokurorial.

Po ashtu, anëtarët e Këshillit Prokurorial, morën vendim që sekretarët e Komisioneve të Këshillit Prokurorial të Kosovës të paguhen për angazhimin shtesë nëpër komisione. Ky vendim është marrë deri në nxjerrjen e një vendimi të përhershëm lidhur me këtë çështje.

Anëtarët e Këshillit Prokurorial, gjatë takimit bën plotësim-ndryshimin e Komisionit mbikëqyrës në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, përfshirë sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Në vend të anëtarit të deritashëm të këtij komisioni, prokurorit Shqipdon Fazliu, caktuan prokuroren Laura Pula.