​Hoti: Bashkatdhetarët tanë janë shembull i të mirës së atdheut

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se është krenar me bashkatdhetarët tanë, të cilët janë shembull i të mirës së atdheut në të gjitha periudhat!

Lajme

25/02/2021 10:49

Hoti këto komente i bëri pas takimit me bashkatdhetarin Xhafer Balaj, të cilit i ka ndarë një letër falënderimi për shembullin e mirë, të bazuar në humanizëm dhe vullnet të mirë, të cilin e aplikon dhe përfaqëson.

“Kontributi i z.Balaj dhe bashkëpunimi i tij me Shoqatën “Human Bridge”, ka rezultuar me ndihmën e vazhdueshme ndaj shtresave në nevojë dhe njerëzve me aftësi të kufizuara. Krenar me bashkatdhetarët tanë, të cilët janë shembull i të mirës së atdheut në të gjitha periudhat”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/