​Borrell: Jepni informacion të saktë dhe në kohë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor

Shefi i diplomacisë evropiane Joseph Borrell u bëri thirrje mediave dhe shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor që të përfshihen në luftën kundër dezinformimit si një sfidë globale dhe një kërcënim për demokracinë.

Lajme

29/09/2020 19:32

Ai tha se është shumë e rëndësishme që të punohet në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave themelore si pluralizmi dhe liria e shprehjes.

Sipas tij, qytetarët duhet të pajisen me fakte të besueshme.

“Qytetarët duhet të pajisen me fakte të besueshme, të sakta dhe në kohë. “Është e nevojshme të punohet në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave themelore, të tilla si liria e shprehjes dhe pluralizmi i medias,” tha Borrell në një video-adresim në Tëitter. /Lajmi.net/