325 të prekur dhe 11 viktima në Itali
Italia po kalon orë të vështira nga koronavirusi. Mediat italiane shkruajnë që numri i të infektuarve është rritur duke shkuar në 325, ku mbrëmë raportohej për 323.
Bota
Deri tani numërohen 11 viktima, ku viktima e fundit u regjistrua dje. Ajo ishte një e moshuar 76 vjeçare e cila ndërroi jetë në spital. Sipas shpërndarjes, 9 viktima janë në rajonin e Lombardisë, ndërsa dy viktima numërohen në Veneto.
Kujtojmë që edhe në vendet kufitare me Italinë janë regjistruar të infektuar me virusin vdekjeprurës. Në Zvicër është shënuar një person, ndërsa në Austri 2 të tillë. Pikat kufitare të Italisë me vendet fqinje kanë kontroll të lartë.