​ShSKUK: Rritet numri i të spitalizuarve post-COVID

8:46 | 23 Nentor 2021

Në Spitalet e Përgjithshme por edhe në klinikat COVID-19 është rritur numri i të spitalizuarave post-COVID-19.

Sipas Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) 34 pacientë janë të shtrirë si postCOVID-19, ndërsa 16 të tjerë janë pozitivë me koronavirus,

“Bazuar në raportimet e datës 23 nëntor 2021 nga klinikat Covid-19, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, vërehet rritje e numrit të pacientëve post-Covid-19, të cilët po kërkojnë trajtim spitalor. Nga raporti rezulton se 34 pacientë janë të shtrirë si post-Covid, përderisa 16 të tjerë janë me Covid-19 pozitivë. Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid-19

Spital i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë./Lajmi.net/