Sekuestrohen aparate për prodhimin e kriptovalutave në Lipjan
Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, përkatësisht hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë realizuar një operacion bastisjeje i cili ka rezultuar me gjetjen e aparaturave për prodhimin e kriptovalutave.
Lajme
Operacioni është zhvilluar në rrugën “Mbreti Zog” në komunën e Lipjanit, me ç’rast janë sekuestruar 127 kartele grafike të vendosura në 22 korniza.
Në vendin e ngjarjes përveç zyrtarëve të KEDS–it, janë ftuar edhe zyrtarët doganorë, për të proceduar më tej me rastin, njofton Policia e Kosovës.