FSK-ja drejt standardeve të NATO-s, ekipet mjekësore në proces validimi të kapaciteteve Role 1
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Thomas Schulte-Borghoff, kanë vizituar dy ekipet mjekësore të FSK-së, të cilat po i nënshtrohen procesit të validimit të kapaciteteve mjekësore Role 1. Gjatë vizitës, delegacioni është njohur nga afër me…
Lajme
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Thomas Schulte-Borghoff, kanë vizituar dy ekipet mjekësore të FSK-së, të cilat po i nënshtrohen procesit të validimit të kapaciteteve mjekësore Role 1.
Gjatë vizitës, delegacioni është njohur nga afër me përgatitjet profesionale, nivelin e gatishmërisë dhe kapacitetet operacionale të ekipeve mjekësore, si dhe me ecurinë e procesit të validimit.
Ky proces po realizohet nga Qendra e Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake dhe paraqet një hap të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve mjekësore të FSK-së, ngritjen e standardeve profesionale dhe përafrimin me kërkesat e Aleancës Veri-Atlantike.
Validimi i kapaciteteve Role 1 synon të dëshmojë nivelin e përgatitjes dhe profesionalizmit të ekipeve mjekësore të FSK-së, si dhe aftësinë e tyre për të përmbushur standardet e NATO-s në fushën e mjekësisë ushtarake. /Lajmi.net/