​Qeveria ia propozon Kuvendit këta emra për bordin e OSHP-së

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka miratuar propozimi i komisionit përzgjedhës për rekomandim të kandidatëve për anëtarë të Bordit të Organi Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP).

Lajme

07/12/2020 12:42

Sipas këtij propozimi, Qeveria e Republikës së Kosovës për anëtarë të këtij Bordi i propozon Kuvendit të Republikës këta kandidatë:

1. Vjollcë Kurtishaj;

2. Erëleta Popaj;

3. Shqipe Hoti;

4. Ardita Morina;

5. Bujar Lushaku;

6. Pranvera Maloku.