​Ministrja Rizvanolli sot raporton para deputetëve të Komisionit për Ekonomi

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të raportoj këtë të martë para deputetëve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Lajme

13/07/2021 07:55

Komision ky që do të mblidhet në ora 11:00.

Rizvanolli do të raportojë për planin e ministrisë për vitin 2021.

Ndërkohë që komisioni do ta shqyrtojë në parim edhe projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, shqyrtimin në parim të projektligjit për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike si dhe do të shqyrtojnë raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare-ARKEP për vitin 2020.