Gucati: Çdoherë do të jemi të gatshëm për vendin tonë
Sot OVL e UÇK-së ka mbajtur një protestë simbolike nëpër qytetet e Kosovës kundër Gjykatës Speciale.
Lajme
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se veteranët edhe sot e dëshmuan se janë gjithmonë në mbrojte të vlerave të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Çdoherë do të jemi të gatshëm për vendin tonë Kosovën, krenar me luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai.