​Dogana e Kosovës dhe e Malit të Zi do të fillojnë patrullime të përbashkëta

Sot në Doganën e Kosovës ka qëndruar drejtori i doganës së Malit të Zi Vladan Jokoviq cili u prit nga homologu i tij Lulzim Rafuna. Fillimisht drejtori Rafuna bëri prezantimin e të arriturave dhe sfidave me të cilat përballet Dogana e Kosovës.

Lajme

15/05/2015 17:38

Sipas agjendës zyrtare fillimisht u diskutua lidhur me implementimin e marrëveshjes e cila ka kohë që është në fuqi ku të dy palët theksuan se kjo marrëveshje duke u respektuar dhe ndihmuar të dy administratat në adresimin e problemeve dhe sfidave të përbashkëta.

Gjithashtu pikë tjetër e diskutimeve ishte edhe angazhimi i dy administratave në luftimin e kontrabandës dhe mallrave ilegale.

Gjatë takimit u arrit marrëveshje që të fillohet edhe me projektin e ndërtimit të një objekti në të cilin do të funksionojnë dy administratat.

Gjithashtu si rrjedhojë e takimit u diskutua dhe njëherit gjeti përkrahjen e dy drejtorëve projekti për fillimin e patrullimeve të përbashkëta. Nga ky projekt do të përfitojnë të dy administratat pasi që lufta kundër kontrabandës dhe aktiviteteve ilegale është agjendë e përbashkët.