Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë të premten në Kosovë

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë të premten dhe të shtunën do të jenë në Kosovë.

Lajme

22/09/2016 13:30

E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në kuadër të Qeverisë së Serbisë, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se këta zyrtarë do ta vizitojnë Kosovën për “rëndësinë e madhe të ngecjes diplomatike në ruajtjen e Kosovës si pjesë e Serbisë”, transmeton lajmi.net.

Zyrtarët do të mund të njoftohen me “bukuritë natyrore të Kosovës, problemet e komunitetit serb në Kosovë, por edhe trashegeminë kulturore e shpirtërore të Kosovës”, thuhet më tej në komunikatë.

Në kuadër të kësaj vizite, zyrtarët pritet të shkojnë në Prizren, Hoçë të Madhe e Graçanicë. /lajmi.net