ZYRTARE: Lorenzo në Honda

Jorge Lorenzo, duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të jetë te ekipi i Hondas.

Sport

06/06/2018 13:23

Honda ka bërë një goditje spektakolare në sportin e Moto GP, teksa ka arritur marrëveshjen për të marrë pilotin spanjoll Jorge Lorenzo, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Lorenzo e kishte deklaruar më herët largimin e tij nga Ducati, ndërsa te skuadra japoneze do të zërë vendin e Dani Pedrosës, që largohet kështu nga Honda pas 18 vitesh.

Akordi u arrit në Mugello, ku ishte edhe bosi japonez i Honda-s, që nënshkroi kontratën multi-milionere me pilotin spanjoll, që të dielën e mbylli garën në vendin e parë.

Tashmë sezonin e ardhshëm Honda garanton të ketë një superskuadër, me dy nga pilotët më të mirë në qarkullim, Marc Marquez dhe Jorge Lorenzo. Ky i fundit do të përfitojë 4 milionë euro në vit deri në 2020-ën.