ZYRTARE: Bledi Shkëmbi trajner i KF Lirisë

Bledi Shkëmbi trajner i Lirisë së Prizrenit.

Sport

16/06/2017 16:52

Ashtu siç u paralajmërua një ditë më parë, ish kapiteni i Skënderbeut ka vendosur të nis zejen e trajnerit, duke marrë drejtimin e Lirisë.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Lirës në Facebook.

Zyrtare :Shkëmbi drejton Lirinë e Prizrenit

Prizren, 16 qershor. “Të nderuar miq të KF ‘Liria’. Duam t’ju njoftojmë që trajneri i ri i skuadrës për sezonin 2017-2018 do të jetë Bledi Shkëmbi. Klubi ka arritur një marrëveshje 1-vjeçare me ish-futbollistin e disa klubeve të njohura ne Shqipëri dhe jashtë saj. Bledi Shkëmbi ka qenë dhe ish-futbollist i Kombëtares Shqiptare. Pas disa ditëve do të bëhet dhe prezantimi zyrtar”, ka thënë kryetari i KF ‘Liria’, Mirsad Çollaku. Ndërkohë, që klubi dhe trajneri kanë arritur akordin për ndërtimin e një skuadre konkurruese, duke rritur ambiciet dhe objektivat e klubit, pohojnë zyrtarët e ‘bardhezinjëve’.
Për Shkëmbin kjo është përvoja e parë si kryetrajner. Ai deri tani ka punuar si ndihmës trajner me Kombëtaren U-17 të Shqipërisë,.Ndërkohë, ai ka të gjithë kualifikimet dhe liçensat e nevojshme që i ka përfituar në muajt e fundit. Shkëmbi është shpallur 6 herë rradhazi kampion i Shqipërisë me Skënderbeun, ka qenë kapiteni i skuadrës që luajti ne grupet e Europa Ligës ndërkohë që në të shkuarën ka fituar dhe Kupën e Shqipërisë me Besën e Kavajës. “Klubi i Lirisë dëshiron ti uroj atij suksese në punën e nisur dhe kërkojmë prej tifozëve mbeshtetje maksimale për këtë zgjedhje”. Ka thënë kryetari Mirsad Çollaku, pas bërjes publike të lajmit..
Forca Liria !