Zyra e Kryeministrit tregon se a i është refuzuar viza amerikane Haradinajt

“Al Jazeera Balkans”, raportoi se kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i është refuzuar viza amerikane.

Lajme

14/01/2019 18:57

Mirëpo nga Zyra e Kryeministri kanë thënë se Ramush Haradinaj nuk ka marrë ende ndonjë përgjigje zyrtare rreth vizës për në SHBA.

Donjeta Gashi, zëdhënëse në Qeverinë e Kosovës, ka thënë për lajmi.net se kryeministri Haradinaj nuk ka marrë ende ndonjë përgjigje zyrtare rreth vizës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo po ashtu ka thënë se Haradinaj do të udhëtonte për në SHBA, vetëm për të marr pjesë në “Lutjet e Mengjesit”.

“Zyra e Kryeministrit ende nuk ka pranuar asnjë përgjigje zyrtare nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth çështjes së vizës për z. Ramush Haradinaj. E vetmja arsye pse kryeministri do të udhëtonte për në SHBA janë Lutjet e Mëngjesit, e jo ndonjë konferencë”, ka thënë Gashi.

Lexo edhe:

“Al Jazeera Balkans”: Haradinajt i refuzohet viza amerikane, shkaku i taksës 100%

Ndryshe, “Al Jazeera Balkans”, nga burimet brenda Departamenti të Shteti ka thënë se kryeministri i Kosovës nuk ka marrë vizë për shkak të ngritjes së taksës për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.

“Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, nuk ka marrë vizë amerikane, kështu që nuk do të mund të marrë pjesë në punën e një konference për Ballkanin në fillim të shkurtit”, skruan kjo gazetë. /Lajmi.net/