Zhduket një grua në Suharekë  

Një burrë nga Suhareka ka njoftuar Policinë se pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshorten e tij, kjo e fundit është larguar nga shtëpia.

Lajme

23/12/2018 09:16

Siç njofton policia personi në fjalë më nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, ndërkohe rasti po hetohet, përcjell lajmi.net.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshorten e tije femër K/Shqiptare, e njëjta është larguar nga shtëpia dhe nuk dinë asgjë për vendndodhjen e sajë. Rasti po hetohet nga Policia”. /Lajmi.net/