Zgjimi i shpeshtë gjatë natës është vërtet shqetësues

Nëse zgjoheni shpesh gjatë natës,nuk duhet ta neglozhoni. Një studim masiv sugjeron se njerëzit të cilët mezi flenë natën janë të rrezikuar ndaj komplikacioneve në zemër.

Lifestyle

30/11/2016 23:53

Nga të dhënat e nxjerra nga më shumë se 14 milionë  pacientë, rezultoi se ata të cilët zgjohen shpesh herë gjatë natës kanë 26% mundësi të lartë të  zhvillojnë rrahje të parregullta në zemër.

Skuadra nga Universiteti i Kalifornisë San Francisco dhe Universiteti i Michigan, gjithashtu zbuluan se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, kishin 29% mundësi për tu prekur nga dridhja atriale.

Shkencëtarët dyshojnë se ndërprerjet e gjumit shtojnë stresin në dhomat e zemrës. Kjo pasi hormonet kryesore rregullohen gjatë ciklit të gjumit-zgjimit.Gjithashtu provat sugjerojnë se gjumi ndikon në metabolizëm, ekuilibrin e hormoneve në trup, koresterolin, insulinën, presionin e gjakut dhe inflamacionin.