Zeka për lirimin e serbëve: Horë na bëri kjo klasë politike dhe prokurorët politikë

Deputeti i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Milaim Zeka ka kritikuar vendimin e institucioneve të Kosovës për lirimin e pesë qytetarëve serb, të cilët nga policia u arrestuan nën dyshimin se provonin cenim të rendit kushtetues të Kosovës.

Lajme

10/07/2018 16:54

Zeka me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se ata janë arrestuar më urdhër politik nga Kosova dhe janë liruar më urdhër politik nga Beogradi.

Ai ka akuzuar edhe prokurorët që sipas tij, punojë më urdhra nga politika

Postimi i plotë i tij:

Pse u liruan pesë serbët e arrestuar?!!!

Sepse janë arrestuar me urdhër politik nga Kosova, dhe u liruan me urdhër politik nga Beogradi.

Hore na bëri kjo klase politike, edhe ma hore po na bëjnë prokuroret politik!!!

Qysh more me punu njeriu prokuror e me arrestua  njerëz me urdhra politik?!./Lajmi.net/

Lexoni edhe:

LAJMI I FUNDIT: Lirohen pesë serbët e arrestuar sot