Zbuloni se çfarë thotë ngjyra e urinës për shëndetin tuaj

Ngjyra e urinës tregon shumë për shëndetin tuaj, kuptoni se çfarë thotë ngjyra juaj.

Lifestyle

22/03/2017 15:41

1. Nëse ngjyra e urinës suaj është transparente, kjo do të thotë se ju jeni duke pirë shumë ujë dhe ju rekomandohet që rregulloni konsumimin e tij, transmeton lajmi.net

2. E verdhë e zbehtë.
Kjo është ngjyra ideale, do të thotë që ju jeni të shëndetshëm dhe jeni të hidratuar perfekt.

3. E verdhë e lehtë
Kjo gjithashtu tregon një ngjyrë normale, tregon se jeni të shëndetshëm.

4. E verdhë e errët.
Kjo është normale, megjithatë ju duhet të pini më shumë ujë.

5. Ngjyrë mjalte
Trupi juaj nuk është duke konsumuar sasi të nevojshme të ujit, duhet ta rritni konsumimin e tij para se të bëheni më keq.

6. E kaftë e errët.
Duhet të filloni të brengoseni, ngase përveç që mund të jeni të dehidratuar, gjithashtu mund të keni çrregullime. Ju mund ta luftoni këtë duke pirë 8 gota ujë në ditë, dhe para së gjithash duhet të bëni një kontroll tek mjeku sa më shpejt që të jetë e mundur.

7. Ngjyrë trëndafili ose kuqalashe
Urgjentisht duhet të bëni kontroll tek mjeku, ngase mund të keni çrregullime të rënda, infeksion urinar ose probleme të prostatës. /Lajmi.net/