Zbulohet ‘armiku’ që u zvogëlon gjoksin femrave

Madhësia e gjoksit është natyrisht një detaj tejet i rëndësishëm i sensualitetit. Ndonëse duket e padrejtë dhe jashtë çdo lloj logjike, fakt është që gjatë viteve të fundit numri i femrave që rrisin përmasat e gjoksit për t’u pëlqyer meshkujve është gjithmonë e në rritje.

Fun

16/04/2017 08:28

Megjithatë, përpara se t’i drejtoheni kirurgjisë, duhet të mendoni fillimisht për mënyrën tuaj të jetesës dhe të zbuloni se cili është në të vërtetë ‘armiku’ juaj numër 1, ai që po ju zvogëlon gjoksin çdo ditë.

Mund t’ju duket se nuk ka shans që të ekzistojë ndonjë lidhje midis kafesë dhe madhësisë së gjoksit, por ja që lidhja ekziston. Siç tregojnë shkencëtarët, teprica e kafeinës mund të ulë aktivitetin hormonal në trupin e femrës, që si pasojë do të ndikojë në madhësinë e gjoksit. Sipas “Shije”, një hulumtim i bërë në Suedi ka zbuluar se femrat, të cilat konsumojnë më shumë se tre filxhanë kafe në ditë, për 17 përqind kanë gjoks më të vogël se ato që konsumojnë më pak kafeinë.

Ndoshta ju tingëllon çmenduri, mirëpo hulumtuesit thonë që teprica e kafeinës mund të ndikojë në hormone, gjë që ndikon në madhësinë e gjoksit. Megjithatë, femrat të cilat pinë shumë kafe nuk duhet të frikësohen se gjoksi do t’u zhduket sa çel e mbyll sytë. Do të zvogëlohen, por nuk do të zhduken, shpjegon autorja e hulumtimit Helena Jernstrom, për Telegraphin britanik.