Zaimina Vasjari vishet njësoj me vajzën

Emri i Zaimina Vasjarit është shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

17/11/2018 16:58

Zaimina Vasjari që prej lindjes së vajzës, i është përkushtuar tërësisht rritjes së asaj, shkruan lajmi.net.

Këtë ditë vikendi, këngëtarja ka vendosur ta kalojë bashkë me vajzën e saj, Khloe, madje janë veshur njësoj.

Zaimina bashkë me vajzën janë veshur në rozë, ndërsa dukej se po kalonin çaste të mrekullueshme bashkë me njëra-tjetrën.

Kujtojmë që Zaiminën nuk e kemi parë aktive në projekte muzikore prej kohësh dhe nuk ka paralajmëruar ndonjë të tillë. /Lajmi.net/