Zafa fton deputetët që të mos e lejojnë Jabllanoviqin në Kuvend

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë që pasi kryeministri Isa Mustafa nuk po ka guxim ta ndëshkojë ministrin AleksandarJabllanoviq, atëherë këtë gjë mund ta bëjnë vet deputetët.

Lajme

18/01/2015 15:54

Sipas Berishës, nesër në seancën plenare deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet që me çdo mjet demokratik të mos e lejojnë pjesëmarrjen e Jabllanoviqit në seancë, për shkak të deklaratave të tij bërë për nënat gjakovare.

Lexojeni të plotë shënimin e Zafir Berishës në Facebook:

Deputetët e Kuvendit Kosovës nuk duhet të përjashtojnë mundësinë që nesër në seancën parlamentare, me mjete demokratike mos të lejojnë pjesëmarrjen e Jabllanoviqit, pasi shefi i tij nuk ka dëshirë dhe as mundësinë që të marrë ndonjë masë për të penguar praninë e tij në sallën e Kuvendit pas deklaratave të turpshme që ai bëri. Pasi Isa bëri sikur nuk dëgjoi gjë, ndërsa varësi i tij, Thaçi vazhdoi me ekskursionet politike. Kosova prej kohësh është pushtuar nga fjalori shovinist i politikës serbe dhe këta dy përfaqësues të vendit, Mustafa dhe Thaçi, nuk i treguan dot vendin Vuçiqit dhe argatëve të tij. Thënien e Fishtës: “…se ne ishim këtu kur Mal i Zi me Serbi ishin Iliri…”, atëherë duhet që t’ia kujtojnë deputetët. Por i duhet kujtuar gjithashtu ministrit Jabllanoviq, se atëherë serbët ishin në Karpatet e Rusisë dhe se Kosova është djep i shqiptarisë dhe atyre që jetojnë këtu ‘dem baba dem’.