Ymeri të rinjve: Insistoni për një Kosovë ndryshe

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri iu ka bërë thirrje të rinjve që ta votojnë këtë subjekt politik.

Lajme

28/05/2017 15:43

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se të rinj kanë të drejtë të jenë të pakënaqur e të indinjuar me gjendjen e shtetit të Kosovës. Por, Ymeri ka thënë se të rinj nuk janë vota tradicionale dhe se ata mund ta bëjnë ndryshimin, transmeton lajmi.net

Ky është shkrimi i plotë i Ymerit:

Ju që keni lindur më 1997, 1998, 1999 lindët në kohën e protestës, luftës, lindët në kohën e çlirimit.

Ju u rritët nën UNMIK, e ishit adoleshentë kur u shpallë Pavarësia. Gjatë tërë kësaj kohe Kosovës iu rrit mjerimi përkundër avansimit të lirisë formale.

Sot keni moshën madhore. Në Republikën e Kosovës qytetarë të së cilës me të drejtë vote jeni bërë, lirinë ua zëvendësuan me skamje, mundësinë me mungesë perspektive, arsimin me beton e asfallt, bujqësinë me tregti, shëndetësinë me epidemi, industrinë me privatizim, vullnetin rinor me dëshpërim.

Prandaj keni plotësisht të drejtë të jeni të pakënaqur, të indinjuar e të shqetësuar.

Ju keni jetuar në një kohë tjetër. Ju nuk jeni vota tradicionale. Ju jeni vota progresive. Ju insistoni për një Kosovë ndryshe.

Prandaj të bëhemi bashkë. Ta bëjmë ndryshimin bashkë.

#meZemër #AlbinKurtikryeministër #35VETËVENDOSJE!